Ja si e interpretuan mediat e huaja “shqiponjën” e Xhakës dhe Shaqirit

Të gjithë po flasin për ndeshjen e djeshme Sërbi- Zvicër, “një ndër ndeshjet më të bukura që kemi parë” siç shprehet dhe Peter Schmeichel.

Rezultati 2-1 për Zvicrën u siguria nga golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit dy futbollistët me origjinë shqiptare, të cilët të entuziazmuar, festuan duke bërë simbolin e shqiponjës, çka e shndërroi haptazi ndeshjen në një përballje mes Shqipërisë dhe Serbisë, duke “sjellë politikat e Ballkanit në Botëror”, sipas Guardian.

Advertisement

Kjo ngjarje është komentuar gjatë dhe nga mendiat e huaja, të cilat nga nuk kanë pushuar së shkruari si më poshtë:

“Independent” pak orë më parë shkruan: “Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka rrezikojnë ndëshkim për festimin “politik” të golave”.

“Guardian” shkruan: “Festimet e golave të Xhakës dhe Shaqirit sjellin politikën e Ballkanit në Kupën e Botës”.

Sigurisht, “New York Times” i ka kushtuar një artikull të tërë me titullin “Zvicra mposht Serbinë në një ndeshje të ngjyrosur me histori dhe politikë”.

Gjatë artikullit thuhet se Shaqiri nuk është shmangur kurrë nga rrënjët e tij. Madje pak para ndeshjes futbollisti postoi në Instagram një foto të takave, ku në thembrën e majtë ishte flamuri i Zvicrës e në të djathtën ai i Kosovës.

RT, nga na tjetër, shkruan për komentin e ish-futbollistit danez,Schmeichel, si: “Një nga ndeshjet më të mira që kemi parë”, Schmeichel për fitoren e Zvicrës ndaj Sërbisë.

Mediat serbe ndërkohë janë shprehur se gjesti në fjalë është një provokim dhe se FIFA duhet të ndërmarrë penalizim ndaj lojtarëve.

“FIFA duhet të marrë masa. Xhaka ka provokuar serbët me simbolin e Shqipërisë.” shkruan “Kurir”.