I vetmi lajm i keq është se gjithë biletat janë shitur…

Nuk ndodh shpesh që të performosh me emrat më të mirë të muzikës HIP HOP si Eminem, Wiz Khalifa, Migos, French Montana, Lil Uzi Vert, J.Cole e shumë të tjerë. Megjithatë pjesë e tyre është edhe reperi me origjinë shqiptare GASHI.

Advertisement

Karriera e tij muzikore ka nisur në SHBA, ku së fundmi është pjesë e “Roc Nation” drejtuar nga Jay-Z.

 Këtë vit, në festivalin veror “Openair Frauenfeld 2018”, që mbahet çdo vit në Frauenfeld të Zvicrës, nga data 5 deri në 7 korrik, ku për 3 ditë reperat më të njohur në botë do të performojnë “live”, për fat të mirë do të jetë edhe G4shi.