Ja çfarë do të drejtojë Turjan Hysko në Klan

Pas largimit nga Vizion Plus ku punoi për 14 vjet, dhe lëvizjes së tij nē Klan, Turjan Hysko i bëri të gjithë kureshtarë se cili do të jetë roli i tij në këtë televizion.

Pas konfirmimit të moderatorit se kishte firmosur kontratën me Klan Plus, u mësua se edhe trupa e aktorëve të Apartamentit 2XL do të lëvizë bashkë me Turin në ekranin e ri.

Advertisement

Në një intervistë për ‘Tiranapost’, Turi zbuloi se ka projekte të reja, një pjesë të të cilave nuk donte t’i zbulonte: “Në Klan HD do realizoj dy projekte gjigante, një ndër ta upgrade i Apartamentit 2XL dhe tjetrin s’dua ta zbuloj”, – tha Turi duke shtuar se në Klan Plus (i cili do ndryshojë dhe emër), do të jetë drejtor i përgjithshëm pas premtimit të Sandër Frangajt. Ambicia e tij është për ta konsideruar këtë ekran të ri si një konkurrent të denjë në tregun e televizioneve gjeneraliste.

Krahas formatit të ngjashëm me Apartamentin 2XL, i cili do të quhet “Duplex”, sipas Class, moderatori do të drejtojë edhe një show tjetër, i cili do të transmetohet të dielave mbrëmje. Bëhet fjalë për një game show –format të cilin Turi e njeh mjaft mirë. Programi, siç mësohet, do jetë me quiz-e mes dy familjeve dhe do të transmetohet të dielave në mbrëmje.

Jemi në pritje të më shumë detajave.