Me siguri asnjë prej jush (as ne) nuk e mirëpriti ndryshimin që bëri ky rrjet social përpara disa kohësh, duke hequr rendin kronologjik të postimeve në favor të promovimit të postimeve më të njohura.

Madje pakënaqësia kaloi deri aty sa u kthye në shaka si kjo më poshtë:

Advertisement

Por, më në fund, Instagrami “zuri mend” dhe tashmë sa herë ta hapni këtë aplikacion nga smartfoni juaj, fillimisht do të dalin postimet më të reja.

Algoritmi do të ndryshohet së shpejti, por kjo nuk do të thotë se Instagrami do të kthehet fiks si më parë, kur postimet shfaqeshin sipas radhës, nga më i riu te më i vjetri. Por, do të ketë një balancë mes postimeve të vjetra më të përhapura dhe atyre të reja.

“Me këtë ndryshim, Instagrami juaj do të duket më i freskët dhe në të njëjtën kohë nuk do të humbisni postimet që pëlqeni më shumë”, thotë ky rrjet social.