Për të gjithë ata që mund të humbasin miqësinë nëse i bëjnë “unfollow” dikujt, tani nuk kanë pse të shqetësohen: Instagram ka nxjerrë tani opsionin “mute”.

Sipas një njoftimi për shtyp, opsioni i ri do t’ju lejojë të filtroni të gjitha postimet e bezdisshme të miqve tuaj, kështu që ju nuk i shihni ato në faqen e parë. Gjithsesi nëse personat në fjalë ju pëlqejnë fotot ose komentojnë do njoftoheni, sigurisht. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të shihni postimet në faqen e profilit të tyre nëse shkoni në të. Pjesa më e mirë e kësaj është se “miqve/armiqve” tuaj nuk do ju shkojë asnjë njoftim kur t’i bëni “mute”, dhe mund të zgjedhësh t’i heqësh ata nga ky opsion në çdo moment.

Advertisement

Si funksionon? Shkoni tek “…” në sipër në cep të faqes. Aty do të dalin opsionet, mes së cilave është dhe “mute”. Shumë e thjeshtë apo jo?