Sot në emisionin e mengjesit, “Chaud Patate”, në NRG Radio, të ftuar speciale për një intervistë ekskluzive me Rudi Dedën ishin Killua dhe Arnon, dy artistë të rinj e mjaft të talentuar, por jashtë kornizave të shumicës së imazheve që na servir muzika moderne shqiptare në ditët e sotme.

E në fakt, të dy djemtë, te cilët u njohën dhe u miqësuan pikërisht prej muzikës dhe pasionit të përbashkët për të krijuar diëka unike dhe origjinale, tashmë e shpenzojnë kohën më të madhe të ditës në studio, teksa janë duke punuar fort mbi produksione të reja muzikore, të cilat do i publikojnë në një të ardhme të afërt.

Gjithashtu, sot në Chaud Patate, Arnon prezantoi edhe projektin e tij muzikor më të ri, të titulluar “Te Molla”, në bashkepunim me Killua, shoqëruar tashmë edhe me një videoklip në kanalin e tij zyrtar në YouTube. Në fakt, kjo është një nga kënget e vjetra me popullore e të degjuara, me titull “Ajshe”, një melodi të cilën Arnon kishte dëshire ta risillte për publikun, por me një frymë elektronike e më perëndimore.

 

Një detaj tjetër interesant në lidhje me këtë publikim të ri të Arnon është edhe fakti që tashme ky projekt është liçensuar për në territorin rus nga Warner Music, të cilët e kanë kontaktuar vetë Arnon, pasi e kanë dëgjuar rastësisht këngën në platformat e tjera muzikore si Spotify dhe Soundcloud, ku ai e kishte publikuar më herët në version audio.

Kjo do të thotë që, përveç radiove të ndryshme në Rusi, ku kënga ka nisur të transmetohet prej disa kohësh, pas publikimit edhe të videoklipit sot në Youtube besojmë se impakti më i madh do të jetë një shtysë e mirë për transmetimin e metëjshem edhe në radio të tjera në Europë.

 

Arnon ka nisur të merret me muzike që në moshën 16-vjeçare, siç rrëfeu sot ndër të tjera në Chaud Patate, fillimisht duke mësuar një software të thjeshtë muzikor, ndërsa me pas vazhdoi t’i dedikonte gjithnjë e më shumë kohë muzikës, duke punuar dhe eksperimentuar me remix-e të këngeve të ndryshme e deri tek krijimet e tij origjinale, siç është edhe kënga “4 U”, në bashkëpunim me Jonisën, publikuar para dy vjetësh.

Pasioni për muzikën dhe përkushtimi i madh ndaj punës i kanë dhënë tashmë rezultatet, ndërsa ende kemi plot për të pritur nga Arnon në të ardhmen.
 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.