Nuk është asnjëherë kohë e papërshtatshme për të bërë ndryshime të mëdha në jetë. As kur prej jetës së mëparshme ke pasur përfitime të mira financiare. Crystal Bassette, fitonte 300 mijë dollar në vit si aktore pornoje e njohur me emrin Nadia Hillton e megjithatë hoqi dorë. Ka lënë filmat për të rritur, për t’u bërë pastore.
Bassette është nëna e tre fëmijëve e mbase ka qenë edhe kjo arsyeja pse vendosi t’i jepte fund jetës që bënte për t’iu kushtuar besimit fetar. Bashkë me bashkëshortin David kanë hapur një kishë.

Ajo tregon se kalimi nga një ekstrem në një ekstrem tjetër nuk ka qenë aspak i lehtë pasi duhet të linte pas një jetë të tërë. 33-vjeçarja tregon se kur lindi djali i saj i madh, ishte vetëm 16 vjeçe dhe duhet të bënte patjetër diçka për t’i siguraar jetesën. Puna si pornostare ishte fare e rastësishme, iu propozua gjatë punëve të ndryshme që bënte nëpër lokale nate.

Advertisement

Mirëpo, pas një aksidenti me makinë në vitin 2014 kuptoi se po vepronte gabim. Fakti që shpëtoi e bëri që të vendoste t’ia dedikonte jetën Zotit duke fshirë kështu gjithë të kaluarën.