Le të pretendojmë më mirë që “Filthy” nuk ekziston fare…

Kjo sepse Justin Timberlake na befasoi me këngën e rradhës. Këngëtari i famshëm publikoi ditën e djeshme klipin e këngës “Supplies”, shkëputur nga albumi i tij më i ri “Man of the Woods”, i cili pritet të dalë në treg më 2 shkurt.

Advertisement

Le të përqëndrohemi pak tani tek klipi i ri fringo prodhuar nga The Neptunes (Pharrell dhe dy të tjerë), i cili është pak futuristik, pak apokaliptik, me efekte skenike të mahnitshme dhe mbi të gjitha shikojmë që Justin është duke puthur një femër, që nuk është bashkëshortja e tij. Shpresojmë që Jessica Biel mos xhelozohet për këtë fakt…