Habit Jennifer Lawrence: Nuk më pëlqen të bëj seks

Pas premierës, Jennifer Lawrence po merret me promovimin e filmit “Red Sparrow”.

Në një intervistë për The Sun, aktorja ka shokuar me deklaratat e saj, pasi tha se nuk i pëlqen të bëjë seks sepse ka frikë nga mikrobet. Pavarësisht se ka dëshirë, frika nga mikrobet e pengon Jennyfer që të përjetojë eksperienca seksuale me partnerin e saj. Lawrence tha: “Mua më pëlqen të flas për seksin, por realisht nuk më pëlqen të bëj”.

Advertisement

Jennifer gjatë intervistës shtoi: “Unë aktualisht nuk jam në një marrëdhënie. Po e bëj të qartë se nuk kam pasur marrëdhënie seksuale në një kohë shumë të gjatë. Do të doja të kisha një marrëdhënie, e di – është e vështirë atje jashtë!”

Por pavarësisht pikëpamjeve të saj për seksin, duket se nuk e kanë penguar yllin e kinematografisë për të krijuar lidhje, pasi ajo numëron disa lidhje publike që nga koha që u bë e famshme.