Nëse jeni në kulmin e karrierës dhe nuk keni në plan të mbeteni shtatzënë Bleona ju tregon zgjidhjen…

Disa orë më parë, në llogarinë e saj të Facebook-ut, Bleona ka postuar një video ku shpjegon gjithë proçedurën e ngrirjes së vezëve, teksa e aplikon mbi trupin e saj. Kjo metodë, përdoret për të mos mbetur shtatzënë deri në një periudhë të caktuar kohe.

Advertisement

“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju proçedurën e ngrirjes së vezëve të mia. Kjo metodë është një zhvillim shumë i rëndësishëm për gjithë gratë që kanë prioritet karrierën e tyre. Do vazhdoj të postoj përsëri nesër.”- shkruan këngëtarja, e lumtur për vendimin të paktën derisa në horizont të shfaqet babai ideal.

“Ngrirja e vezëve” është një teknikë shumë e aplikueshme nga shumë yje të Hollyëood-it. Mjekët sugjerojnë se koha më e mirë për ta bërë këtë është nga 20 deri në 30- vjeç, pasi vezët fillojnë të plaken edhe para lindjes së parë.