Antoine Griezmann, fituesi i Europa Ligës me “Atletiko Madridin” u zgjodh sot lojtari më i mirë i këtij kompeticioni për sezonin që kaloi.

Griezmann, autor i dy golave në finale kundër Maresjës (3-0), arriti të kalojë finalistët e tjerë për këtë trofe, Dimitri Payet (Marseja) dhe shokun e tij të skuadrës, Diego Godin.

Advertisement

Francezi, kampion bote, doli i katërti në klasifikimin për titullin prestigjoz të lojtarit më të mirë UEFA për sezonin e kaluar, të cilin e fitoi Luka Modriç (Real Madrid) dje në mbrëmje.