As një modele profesioniste si Gigi Hadid nuk mund t’i shpëtojë një problemi në veshje gjatë javës së modës.

Gjatë parakalimit në sfilatën e Anna Sui, modelja 22 vjeçare e veshur me një fustan bohemian, detyrohet të kalojë pasarelën pa një këpucë të cilës i mungonte që në fillim.

Advertisement

Dukej se sandalja ishte goxha e lartë dhe Gigi është dëtyruar të ecë në majë të gishtave, për të mbajtur balancën, duke e kaluar këtë moment të sikletshëm si një profesioniste.
Në sfilatën mbyllëse, ajo nuk është futur e vetme, por ka qenë motra e saj Bella e cila e ka kapur për krahu, duke e mbyllur së bashku sfilatën e radhës. (foto dhe video)

Ky xhest ka bërë që të gjithë të shpërthenin në duartrokitje.