Siç ndodh shpesh kur një artist vdes, shitjet e albumeve rriten. Ndodhi edhe për George Michael. Shitja e albumeve është rritur me 2.678 përqind në dhjetë ditë. Një javë para se të vdiste, shitjet e albumeve kapnin shifrën e 17 mijë kopjeve, ndërsa në javën më pas u rritën deri në 477 mijë.

Për saktësi albumet kanë shitur 48 mijë kopje, ndërsa këngët 429 mijë. Dhe këto numra nuk përfshijnë vetëm karrierën e solistit George Michael, por edhe publikimet e tij me Wham! Përveç shitjeve, janë kthyer në klasifikim disqet më popullore në SHBA, Billboard 200, albume si “Make it big” i Wham!, përmbledhja e 2008 “Twenty five” dhe albumi ku ka debutuar si solist në “Faith”.

Advertisement

Në klasifikimin e këngëve janë rikthyer këngë si “Careless Whisper” (me 53 mijë kopje të shkarkuara ligjërisht) dhe “Last Christmas”.

“Last Christmas” është parë 8,2 milionë herë, e ndjekur nga “Careless Whisper” (me 7,7 milionë riprodhime). Në total muzika e George Michael dhe e Wham ka mbledhur 50,7 milionë riprodhimesh, një rritje prej 553 për qind në krahasim me 7,8 milionë të javës së mëparshme.