Kemi parë shpësh personazhe të njohur, të cilët kanë birsuar fëmijë nga vende të pazhvilluara të botës.

Të fundit që kanë bërë një bamirësi të tillë kanë qenë George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal Alamuddin. Ata kanë vendosur të birësojnë një djalë nga Iraku, i cili është larguar nga vendi i tij, për të qëndruar në Amerikë, duke i dhënë atij mundësi të studiojë në Universitetin e Chicago-s.

Advertisement

Të prekur nga historia dramatike e Hazim Avdal, (kështu quhet djali), George dhe Amal kanë vendosur ta ndihmojnë, duke e ftuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe duke i financuar studimet në Universitetin e Chicagos. Djali tani jeton në Vilën e Clooney në Augursta dhe frekuenton universitetin me nota shumë të mira.

“Më kujtohet se mbeta shumë e prekur nga kurajo e tij, nga shpirti i tij dhe nga dëshira për drejtësi, jo për hakmarrje, pavarësisht asaj që kishte kaluar. Hazim na tregoi për ëndrrën e tij për të studiuar në Shtetet e Bashkuara dhe besoj që për momentin si unë ashtu edhe George kemi menduar që mund të bëjmë diçka për të.”,- ka treguar Amal, e cila punon për të drejtat e njeriut