Futbollisti Cesc Fabregas martohet me “vajzën e ëndrrave” (Foto)

“Sapo u martova me vajzën e ëndrrave të mia”.

Ky është postimi që futbollisti i njohur spanjoll Cesc Fabregas ka bërë një ditë më parë në profilin e tij në Instagram, ku ka publikuar foto me bashkëshorten Daniella Semaan, me të cilën ka qenë i lidhur prej shtatë vitesh.

Advertisement

“Sapo u martova me këtë mashkullin që adhuroj”, shkruan dhe Daniella në postimin e saj në Instagram, ku çifti ka ndarë foto të shumta nga dasma.

Çifti e organizuan ceremoninë në hotelin Cliveden House në Berkshire, aty ku edhe Meghan Markle do kalojë një natë para dasmës së madhe.

Cesc dhe Daniella kanë 3 fëmijë, Lia, Capri dhe Leonardo. Bukuroshja ka edhe 2 fëmijë nga martesa e mëparshme, Maria dhe Joseph.

Lia, Capri dhe Maria ishin shoqërueset e Daniellas në ditën e saj të madhe.