Floriana Garo tregon se ku dhe kur do ta bëjë dasmën madhështore

E ftuar në emisionin “Pushime on Top”, Floriana Garo, e cila po pushon në Jugun e Shqipërisë, rrëfeu njohjen me bashkëshortin Enis Daci dhe planet për dasmën.

“Po e shijoj shumë kohën që po kaloj me vajzën time, duke u lidhur më shumë me të, duke u kujdesur më shumë për të këtu pasi kemi qenë bashkë me njëra-tjetrën. Vajza është gjëja më e rëndësishme në jetën time, po kaloj pushime të gjata dhe doja që të rrija me të në ajrin e detit të Shqipërisë.”

Advertisement

Ardhja e vogëlushes Adia, duket se ka ndryshuar tërësisht rutinën e Florianës.

“Nëse dikur bëja gjithçka për veten time, tani s’jam më unë e para, është ajo. Vajza do një përkushtim maksimal. Unë i këndoj, kam mësuar të thur edhe vargje për të.”-tregoi Floriana duke shtuar se planet e së ardhmes premtojnë një familje shumë të madhe.

Kurse lidhur me dasmën dhe bashkëshortin e saj, ajo u shpreh:

“Jemi njohur në Portofino. Ne po planifikojmë për vitin tjetër të kemi një dasmë të madhe në Shqipëri, pasi këtu kemi njerëzit tanë.”- zbuloi Floriana e cila shtoi se falë bashkëshortit të saj, ia ka dalë të përshtatet më shpejt me jetën e re në Gjeneve, që siç tregoi ka qenë një sfidë më vete.