FIFA merr vendimin, Botërori 2026 do të zhvillohet në 3 shtete

Kur jemi vetëm një ditë larg Botërorit “Rusi 2018” FIFA ka marrë një vendim të rëndësishëm sa i takon këtij kompeticioni për të ardhmen.

Kupa e Botës e vitit 2026 do të zhvillohet në 3 shtete, SHBA-Kanada-Meksikë. Kjo kandidaturë ka marrë 134 vota kundrejt 65 të Marokut. Kujtojmë që për t’u shpallur fitues SHBA, Kanada dhe Meksikë kanë patur mbështetjen e pakushtëzuar të Donald Trump.

Advertisement

Në këtë Botëror do të ketë edhe ndryshime sa i takon strukturës. Ai do të jetë i pari që organizohet me 48 skuadra pjesëmarrëse.

Kujtojmë se Botërori i ardhshëm, ai i vitit 2022 do të zhvillohet në Katar.