Në Shqipëri, 80 vjet më parë, nisi transmetimet radio Tirana…

Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Radios, u zhvillua një takim në ambientet e Presidencës, me gazetarë, komentatorë, folës, regjisorë, drejtues të ndryshëm radiosh, sportistë të radio-amatorizmit, etj.

Advertisement

Ideja e Ditës Ndërkombëtare të Radios u propozua për herë të parë nga Akademia Spanjolle e Radios në vitin 2010. Një vit më pas, UNESCO shpalli Ditën Ndërkombëtare të Radios më 13 shkurt, e cila përkon me përvjetorin e Radios së Kombeve të Bashkuara, themeluar më 13 shkurt 1946.

Në këtë ditë, Presidenti Ilir Meta priti njerëz të shquar që kanë qenë pjesë e Radio Tiranës ndër vite.

“Për mua është privilegj e kënaqësi e veçantë dhe nuk mund të ikte kjo mundësi në këtë vit, që UNESCO e ka quajtur vitin e ‘Radios dhe të Sportit’, për t’iu ftuar ju të gjithëve për të qenë sot sëbashku, që të nxisim më tej të rinjtë tanë, të merren dhe të angazhohen më shumë me sport për të luftuar veset, për të luftuar obezitetin, depresionin te fëmijët, te të rinjtë, te të gjithë shoqëria, por edhe për të promovuar arritjet e sportit tonë që shpresoj në këtë Vit të Skënderbeut do të jenë më të larta.”, u shpreh presidenti duke iu drejtuar të pranishmëve.