Festivali i Ngjyrave vijon në Athinë, ja cilët moderatorë shqiptarë do ta prezantojnë

Disa ditë më parë, në sheshin Nënë Tereza në Tiranë, u mbajt për herë të parë Color Day Festival (Festivali i Ngjyrave), i cili mblodhi plot të rinj që ju bashkuan festës me muzikë dhe lojës me bojra të ndryshme.

Prezantues të këtij festivali ishin bukuroshja Fatma Methasani dhe moderatori i “Chaud Patate” në NRG Radio, Flori Gjini. Për 12 orë rresht ata drejtuan festën e mbajtur në shesh, e cila u komentua shumë në media të ndryshme.

Advertisement

Mirëpo, siç duket kjo eksperiencë e moderatorëve nuk do të ndalet me kaq… Fatma dhe Flori janë zgjedhur nga Greqia për të prezantuar Festivalin e Ngjyrave edhe në Athinë, në datat 30 qershor dhe 1 korrik të këtij viti.

Interesante!