Fergie bashkohet sërish me Black Eyed Peas?

Pra Fergie është kthyer me Black Eyed Peas?

Të paktën ky është mendimi i parë që të vjen në kokë kur shikon foton e postuar nga ajo ditën e djeshme, me rastin e Pavarësisë së SHBA-së.

Advertisement

“4 Korriku me familjen”, shkruan ajo në Twitter, duke lënë të kuptohet që një bashkim mes tyre është i mundshëm dhe do na gëzonte pa masë në fakt… E kemi shumë seriozisht madje, pasi karriera e saj solo (sidomos me albumin e fundit “Double Dutchess”), po e çonte drejt një rruge jo mjaft të suksesshme.

Kujtojmë se një vit më parë, anëtari dhe producenti Will.I.Am, ka konfirmuar se këngëtarja Fergie u largua nga grupi. 43-vjeçarja, emri i së cilës është Stacy Ann Ferguson, ka qenë pjesë e Black Eyed Peas që në vitin 2002.