Ekstrakti i farave të qitros është një ilaç natyral që është i njohur për vetitë kundër infeksioneve dhe shumë i pasur me vitaminë C dhe E. Shumë studime kanë treguar efektivitetin kundër rreth 800 lloj virusesh të ndryshme, bakteresh apo kërpudhash. Studimet e kohëve të fundit kanë treguar se këto fara përmbajnë substanca aktive dhe luftojnë mikroorganizma të rrezikshme për trupin si baktere, viruse apo mykun ‘candida’. Ekstrakti i farave të qitros lufton gjithashtu shumë parazitë, si krimbat, që shkaktojnë diarre dhe dizenteri.
Gjithashtu ky ekstrakt përdoret për të kuruar gripin, sinozitet, kollën, puçrrat, kolitin, diarrenë, sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, kolitin, dhimbjet e fytit. Për ta përftuar ekstraktin duhen bluar farat e qitros dhe mund të përdoret duke e përzierë me ujë të distiluar.

Përdorimi kundër mykut ‘candida’:

Advertisement

Për tre javë duhet të pini 8 pika ekstrakt të tretura në një gotë me ujë. Gjatë javës së parë pijeni vetëm 1 herë në ditë, në mëngjes, ndërsa javën e 2-të dhe të 3-të konsumojeni 3 herë në ditë.