Ju ka marrë malli të shihni Beyonce në ekran?

Së shpejti do ta shihni sërish, por këtë herë jo në videoklipin e ndonjë kënge, por në një film. Tashmë është e konfirmuar që Beyonce do të luajë rolin e Nala në filmin e ardshëm “Mbreti Luan”. Disney ka postuar në Tëitter kastin e filmit ku përfshihet dhe 36-vjeçarja. Ajo do i bashkohet Donald Glover, i cili ka rolin e protagonistit, Simba.

Advertisement

Përveç këtyre dy emrave ajo që ka lumturuar fansat është rikthimi i James Earl Jones, i cili në filmin e 1994 ishte në rolin e babait të Simbës, Mufasa. Disney ka konfirmuar gjithashtu se do të jenë sërish këngët e filmit të vitit 1994, dhe pranon se filmi po prodhohet me shpejtësi, dhe mund të dalë verën e 2019.