Ata asnjëherë në fakt nuk e kanë pranuar që janë në një lidhje. Gjithmonë kanë preferuar të tregojnë raportin e tyre si menaxher dhe këngëtare. Po flasim për Era Istrefin dhe Faton Shoshin.

Dyshja e njohur përveç marrëdhënies profesionale, thuhej se kishin edhe një lidhje dashurie. Pasi nuk rinovuan kontratën nëntorin e kaluar, filluan të qarkullojnë zëra, se marrëdhënia e tyre profesionale dhe personale kishte marrë fund.

Advertisement

Fatoni asokohe u shpreh në një intervistë se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se ata nuk kanë asnjë problem me njëri-tjetrin. Gjithsesi, se a janë së bashku a jo, këtë gjë nuk e dimë.

Por ajo që kemi parë në Instagram është se ata nuk ndjekin njëri-tjetrit. Kjo ndoshta nuk është një tregues se ata mund të jenë ndarë, por edhe gjërat me siguri nuk po shkojnë mirë.