Erisa Xhixho bëhet nënë për herë të dytë, zbulon emrin e vajzës (Foto)

Për nënkryetaren e LSI-së sot është një ditë plot gëzim.

Erisa Xhixho tregoi shtatzëninë e saj, gjatë spektaklit të “C’est la vie”, ndërsa sot ajo ka lajmëruar përmes një fotoje në Instagram, se ka ardhur në jetë Nicol.

Advertisement

E veçanta e lindjes së Nicol, është se ajo ka lindur në ditëlindjen e të vëllait. Pra, Erisa do të festojë dy ditëlindje në një ditë, të vajzës dhe të djalit Henrit.

 “Ka lindur një ëngjëll, me emrin Nicol që erdhi në shtëpi për të festuar ditëlindjen e vëllait Henri…E mbushur me dashuri dhe e bekuar nga Zoti”, -ka shkruar Erisa.