Erion Veliaj i shmanget gjuajtjes me vezë, kthehet në “meme” (Foto)

Ditën e sotme, teksa kryebashkiaku i Tiranës po shkonte në takimin me artistët për të diskutuar shembjen e Teatrit Kombëtar, është sulmuar nga një prej militantëve të PD-së, i cili e qëlloi me vezë, por Veliaj arriti t’i shmangej.

Advertisement

E gjithë kjo situatë u kthye në një seri memesh në internet, një prej të cilave madje është pëlqyer edhe nga kryebashkikau, i cili nuk hezitoi ta postonte në Instagram, ku shkruan: “T’kishte Lulzim Basha nishan do kish bo noj pune ne Tirane a do kish fitu noi pale zgjedhje ???”

 Meme në fjalë është përshtatur nga një skenë e filmit të famshëm “Matrix”, ku personazhi kryesor iu shmanget plumbave, në këtë rast Veliaj iu shmanget vezëve.