Pas operacionit që iu nështrua pak ditë më parë, Era Istrefi nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale.

Megjithatë duket se ky veprim i këngëtares është i mirëmenduar, për t’u fokusuar më shumë në shëndetin, lumturinë dhe punën e saj dhe se të qënurit jashtë vëmendjes është një luks.

Përmes një postimi në Instagram, referuar një interviste të pak kohëve më parë, Era i ka shpjeguar të gjitha.

“Arsyeja pse nuk kam postuar shumë këto kohët e fundit lidhet tërësisht me këtë intervistë të një viti më parë. Të qenurit jashtë vëmendjes është luks. I kam dhënë vetes kohë për t’u shëruar pas operacionit dhe për t’u përqëndruar tek ajo që më bën vërtet të lumtur, që më bën të ndihem njeri.
Gëzoj shëndet të plotë dhe ndihem gjithë energji pozitive, mirënjohëse dhe e bekuar. Mezi po pres të ndaj me ju planet e reja”, shkruan ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.