Emrata fotografohet në daljen e parë publike me bashkëshortin, zbulohet një detaj rreth lidhjes

Pak ditë më parë modelja e famshme i habiti të gjithë me martesën e saj të fshehtë me aktorin dhe producentin e filmave.

Edhe pse  kohës së shkurtër që kanë së bashku nga Hollywood Reporter është mësuar se dyshja njihet prej kohësh, kanë qenë në të njëjtin rreth shoqëror për vite me radhë dhe nuk janë aspak të panjohur për njëri-tjetrin.

Advertisement

Bëhet fjalë për supermodelen Emily Ratajkowski, e cila së bashku me bashkëshortin e saj, Sebastian Bear-McClard, u shfaq në festën e organizuar nga WME para ceremonisë së çmimeve Oscar në Beverly Hills.

Modelja, 26 vjeçare, u shfaq mjaft elegante me një fustan të shkurtër të zi të kombinuar me një palë çizme të kuqe me taka të larta.

Me grim të lehtë, flokët e mbledhura pas, dhe xhaketën xhins të hedhur krahëve, modelja dukej e mahnitshme.