Emma Stone dhe i dashuri i Taylor Swift, dy të dashuruar në një film aspak të zakontë (Video)

Çmenduritë e shekullit të 18-të në një film të vetëm.

Sigurisht, duke marrë parasysh se kur regjisori grek Yorgos Lanthimos, vendos të bëjë një film të ri, nuk ka si të jetë ndryshe… çdo gjë shkon përtej anormales.

Advertisement

“The Favourite” vjen pas “The Lobster”, që vjen pas “Dogtooth” (filma që nuk duhen humbur për asnjë arsye), dhe pasqyron ngjarje të vërteta nga jeta e Mbretëreshës Anne së Britanisë në shek e 18-të.

Emma Stone dhe aktori britanik Joe Alwyn (ndryshe i njohur si i dashuri i preferuar i Tay), luajnë dy role thelbësore në film si të dashuruar.

Mjafton të shikoni trailer-in për të kuptuar se ku shkon çmenduria e këtij filmi që pritet të dalë në kinema më 23 nëntor.