Pasi fotografi Artan Korenica postoi disa foto të Angela Martinit në Instagram ku zbuloi një emision të ri që do të vijë në Top Channel me shkrime si: “Top of the Top, Tv show soon, Top Channel”, menjëherë menduam se Angela do të ishte prezantuesja.

Top of The Top, Top Channel, #soon #tvshow

A post shared by Artan Korenica ? (@artankorenica) on

Advertisement

Në fakt modelja do të jetë e ftuar në emisionin ku vetë fotografi shpjegon:

“Sa për sqarim, Angela Martini është mysafire në njërin nga 12 emisionet që po realizohen nëpër botë. Pjesë e emisionit janë grimierja Vjosa Metaj, Altin Hair Artist. Rina Abazi është prezantuese, e unë jam producent. 12 emisionet do të prodhohen nga produksioni im për Top Channel. Detaje të tjera së shpejti.”

Përveç Angela Martinit, një tjetër e ftuar do të jetë dhe modelja (tashmë 7 muaj shtatzënë) Emina Cunmulaj. Emisioni do të jetë i organizuar në 12 episode, ku në secilin është protagonist një VIP shqiptar në botë.

Lidhur me moderatoren, Rina Abazi, me siguri keni dëëgjuar se ajo është motra e këngëtarit Dren Abazi dhe Art Abazi. Rina ka qenë imazh për kompani të ndryshme dhe ka punuar si modele në fushata modelingu.

A post shared by Rina Abazi (@rinabazi) on

A post shared by Rina Abazi (@rinabazi) on