Eminem ka konfirmuar se videoja muzikore për “River” do të publikohet më 14 shkurt, ose siç njihet ndryshe në ditën e Shën Valentinit.

Reperi nga Detroit bëri të ditur këtë lajm në Twitter duke bashkangjitur një klip të shkurtër shkëputur nga videoja muzikore.  Pse në ditën e Shën Valentinit? Sepse me sa duket kënga dhe 14 Shkurti kanë diçka të përbashkët: “dashuri”. Megjithëse në rastin e “River” është një rast dashurie më dramatik, përsëri është dashuri. Kush tha se dashuria ishte e përsosur, apo jo?

Advertisement


Kujtojmë se kënga është në bashkëpunim me këngëtarin Ed Sheeran.