Emina Çunmulaj e ka dëshmuar tashmë se është një modele që merr pjesë si në pasarelat e markave më të njohura botërore ashtu edhe në kopertinat e revistave prestigjoze.

Çunmulaj që është shumë aktive në Instagram, këto muaj po qëndron në shtëpi dhe larg punës, pasi është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Sam Nazarian.

Advertisement

Këtë herë ishin modelet e instagramit ato që Emina ka “thumbuar” përmes një mesazhi në Instagramin e saj.

“Imagjinojeni që një ditë dikush ta zhdukë Instagramin dhe BOOM! Nuk je më modele”, është fraza pikante drejtuar bukurosheve të Instagramit që ka publikuar Emina, duke falenderuar një shoqe të sajën që siç duket ia kishte dërguar modeles, e ku shton “Mirupafshim modele Instagrami”.