Elvana, John dhe Ledri sjellin “Mike”, këngën që do ju thyejë zemrën (Video)

Tingujt e kitarës, zëri i ëmbël i John Shahut ndërthurur me vokalin joshës të Elvanës, bashkë me “2000 puthjet larg” të Ledrit dhe nuk dimë më si të reagojmë… Të prekemi nga teksti i këngës, apo të gëzohemi për këtë bashkëpunim kaq të bukur?

“Mike” quhet kënga më e re nga Elvana Gjata, Ledri Vula dhe John Shahu (fituesi i çmimit Best New Artist, në Këngën Magjike të vitit të kaluar, i cili jeton në Australi).

Advertisement

Ashtu si vetë teksti dhe muzika që lidhen kaq bukur dhe në harmoni me njëra-tjetrën, po aq interesant është dhe klipi. Teksa enden në rrugicat e Palermos, këta dy “miq” të vjetër, të cilët nuk i treguan kurrë njëri-tjetrit se duheshin, befas…

 

Oh, ngjyrat, rrugicat, vila përrallore, fustani i kuq i Elvanës dhe bukuria e saj kaq natyrale, buzëqeshja e John Shahut, dhe vetë Ledri Vula, sigurisht nuk duhen humbur…