Elvana jep një lajm kaq të rëndësishëm sa për pak harron që është në timon (Video)

Nëse ndodheni në Prishtinë me datë 14 Korrik, ky lajm ka për t’ju pëlqyer!

Ta-daaa!

Advertisement

“Prishtina ime e dashur, kam një lajm shumë të rëndësishëm për ju sot. Më datë 14 korrik do të vij në një performancë live tek Parku i Bibliotekës Kombëtare. Mua më ka marrë pafund malli për ju dhe do doja me gjithë zemër që të ishit të gjithë, të gjithë, pasi do të jetë një mbrëmje e paharrueshme!”, -thotë këngëtarja në një video-mesazh ndërkohë që nget makinën.

Surprise????????

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

 E teksa është duke iu dërguar puthje fansave të saj me të dy duart, për paaaak “harron” që është në timon. Gjithsesi, asgjë serioze.

Serioz është fakti se të gjithë, të gjithë duhet të mbani shënim datën 14 korrik dhe të jeni në Park në orën 19:00, pasi në fund të fundit, kush nuk do të donte të shijonte muzikë të mirë? Oh, mezi po e presim…