Para disa ditësh producenti amerikan i njohur me emrin Poo Bear, njoftoi bashkëpunim e tij me Elvana Gjatën.

“Bota është gati!”- shkruante ai në foton e publikuar në Instagram, ndërsa tani mësohet se ai i ka mundësuar këngëtares shqiptare pjesëmarrjen në një parti të organizuar me rastin e ndarjes së çmimeve Grammy.

Advertisement

Mes shumë artistesh të njohur, Elvana është takuar edhe me yllin e muzikës pop, Justin Bieber. Një shenjë e mirë kjo për depërtimin e saj në muzikën ndërkombëtare.

A mendoni se Elvana do ti bashkohet shqiptareve të tjera si Bebe Rexha, Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi…?!