Elvana Gjata ka publikuar në datën 11 Shkurt, mini-albumin e saj të parë “3EP”.

Ajo në fakt kurrë nuk ka folur për views në YouTube e nuk besojmë më në këtë pikë se do të flasë ndonjëherë, por diçka duhet thënë mendojmë për 18 Milion views në më pak se një muaj.

Sigurisht që askush nuk ka më asnjë dyshim për suksesin e këtij projekti nga Elvana, por për një projekt i cili u publikua në një moment ku mbizotëron “mainstream”, nuk mund të mohojmë se jemi të surprizuar për mirë në këtë rast.

Me plot gojën mund ti themi një bravo të madhe (edhe një herë) Elvanës, por edhe Pirro Çako e Darko Dimitrov që sollën në jetë këtë projekt e këto këngë, që me sa duket u vonuan pak për të mbërritur, por do të mbeten me ne për një kohë të gjatë /radionrg.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.