Elvana Gjata duket se ka kaluar një mbrëmje të këndshme duke darkuar me miq. E ndërsa diçka po servirej në flakë, vëmendjen në fakt na e tërhoqi diçka tjetër…

Mos vallë një nga personat që shihet në këtë video është Skrillex?!?!?!

Advertisement

… Duke parë videot e tjera më pas  definitivisht mund të themi se ai është fituesi i çmimeve GRAMMY, Skrillex!!!

Mbase është vetëm një darkë mes miqsh meqë në videot e postuara nga Elvana shihet Poo Bear (kompozitori me të cilin artistja duket se po bashkëpunon prej kohësh) por edhe Andy Gramm, menaxheri i saj.

Gjithsesi, ne urojmë që darka të sjellë në kohë edhe diçka të gatuar prej tyre, muzikalisht :))

Pak më poshtë shihni edhe disa foto nga snapchat i Elvanës.