Ekskuzive, “Chaud Patate”/ Alfio tregon formatin e ri të emisionit në Tv Klan

Ditët e fundit po përflitet se Alfio dhe Indriti do të largohen nga In Tv për një tjetër projekt në Tv Klan.

Ka qenë pikërisht ky lajm që ka intriguar moderatorët e emisionit “Chaud Patate”, Suada Daci dhe Flori Gjini, në Energy Radio, të cilët nuk kanë nguruar të bëjnë një bisedë telefonike Alfion për të dhënë më tepër detaje për këtë projekt të ri.

Advertisement

Alfio e konfirmoi lëvizjen e tij dhe Indritit në Klan, duke shtuar se bëhet fjalë për një projekt veror me autobuz kuzhinë, që do te lëvizë nëpër Shqipëri dhe do gatuajnë ushqime tradicionale të zonave të ndryshme. Emisioni do të jetë në formën e një dokumentari.

“Po, është e vërtetë që do të largohemi nga In Tv për në Klan. Bëhet fjalë për një projekt veror me autobuz kuzhinë që do të lëvizë nëpër Shqipëri”,- tha Alfio për “Chaud Patate”.

Tani me zor po presim të ndjekim emisionin e ri me çunat karizmatik, të cilët jo vetëm na mësojnë të gatuajmë ushqime të shijshme, por edhe na argëtojnë me humorin dhe batutat e tyre. /radionrg.al/