E ftuara e kësaj të premteje në emisionin “You&Me” në Energy Radio ka qenë blogeria, njëkohësisht dhe trashegimtarja e Top Media-s, Lori Hoxha.

Lori i surprizoi të gjithë me sportivitetin dhe shkathtësinë e saj. Në këtë mënyrë i gjithë emisioni kaloi me të qeshura dhe batuta pafund.

Një nga temat që po diskutohet më së shumti në mediat e shkruara ditët e fundit është martesa e Lorit, për të cilën është përfolur se do të realizohet në muajin korrik, pranë liqenit të Como-s në Itali. Por, përveç Lorit është përfolur dhe një dasëm e mundshme e motrës së saj, Sarës, ose që do të martohen të dyja në të njëjtën ditë. Dhe sigurisht që këto thashetheme ngacmuan dhe Arjonin me Julkën, të cilët e pyetën Lorin se si qëndron e vërteta.

-A do të martohet Lori në korrik?
-Jo nuk do të martohem unë.
-Do martohet Sara domethënë?
-Pse nuk ftoni Sarën këtu? As Sara nuk do të martohet në korrik. Qëpar po lexoja një lajm ku thonin se do të martohen të dyja në të njëjtën ditë. Do të jetë jo thjeshtë katunari, por trefish katunari. /radionrg.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.