Le ta quajmë një lajm të mirë në muzikë…

Vetëm pak ditë më parë këngëtari Young Zerka ndodhej në Rumani dhe bashkë me të edhe artistin e njohur të rrymës R&B dhe dance Faydee si dhe DJ-in francez Moh Green. Këtë e vumë re përmes postimeve të tyre në Instagram, dhe menjëherë na lindi pyetja se çfarë i lidhi ata të tre bashkë: një projekt muzikor, sigurisht.

Advertisement

Lajmin e ka konfirmuar vetë Young Zerka për radionrg.al si dhe na ka dhënë disa detaje të mëtejshme. Si fillim kënga po regjistrohet në një studio në Bukuresht dhe është një bashkëpunim i të tre artistëve, producent i së cilës është vetë DJ Moh Green.

Kënga do të quhet “Belly Dancer” dhe nga vetë emri, kemi përshtypjen se duhet të përgatitemi me një klip plot me kërcime të tilla.

Po kur pritet të publikohet? Young Zerka na shuajti kureshtjen duke thënë se projekti do të jetë gati në fund të prillit.

Madje zbuluam edhe një pjesë nga xhirimet e klipit:

 Me siguri do të jetë një sukses i garantuar dhe pse jo, mund të kthehet në një hit që do e dëgjojmë kudo nëpër botë!