SHARE

Xhemi Shehu nuk është rastësisht në televizion, pasi rrënjët në këtë fushë ajo i ka të thella.

Ndoshta nuk e dini por Xhemi është mbesa e spikeres së parë në televizionin shqiptar Stoli Beli, ka qenë spikerja, gazetarja dhe redaktorja e parë në ekranin shqiptar në atë që shumë vite më parë filloi si televizioni eksperimental. Brezat e asaj kohe u rriten me fjalinë që dëgjonin çdo ditë nga Stolia: “Të dashur telespektatorë, mirëmbrëma!”

Në një intervistë për “Panorama Plus” midis rrëfimit për karrierën, vështirësitë e këtij profesioni apo edhe për jeten e saj, spikerja ka treguar edhe  lidhjen e gjakut që ka me prezantuesen e njohur Xhemi Shehu tek e cila thotë se sheh veten dhe se ruan çdo artikull të shkruar për të.

“Është vajza e vajzës së vëllait (Moisiut), por unë e kam mbesë shpirti. Që të vogël e kam dashur shumë dhe kam ruajtur shumë kujtime nga ajo, që nga kartolinat që më ka shkruar e deri te suveniret. Xhemi me mamanë e saj, Çiljetën, vinin shpesh në shtëpinë time, ashtu si edhe unë te ato. E shihja teksa hidhte shtat dhe që atëherë e kam ndjerë që ajo do të çante në botën e artit. Drejt të them, kur e kam parë për herë të parë në ekran, kisha shumë frikë. Më rrihte zemra fort dhe emocionohesha, ndërsa tani jam krejt e sigurt te ajo. Në çdo dalje skenike të saj, më duket sikur shoh veten”,- tregon Stolia, e cila nuk ka harruar të tregojë se në shtëpi ka ruajtur çdo copë artikulli për Xhemin, si dhe ka një album me foto të saj, letra dhe kartolina.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here