Me Depozitën 1 vjeçare në lek te Intesa Sanpaolo Bank Albania, pritja juaj shpërblehet.

I keni vendosur qëllimet tuaja për këtë vit? Një studim i realizuar së fundmi ka treguar se çdo fillim-viti njerëzit i vënë qëllim vetes të merren më shumë me sport si dhe të kursejnë më shumë para.

Advertisement

Të kursesh nuk është gjithçka, por të përfitosh nga kursimet, PO. Nëse e keni të vështirë të hiqni para mënjanë, po ju japim një arsye që vërtetë ja vlen ta provoni: Depozita 1 vjeçare në Lek e Intesa Sanpaolo Bank Albania shpërblen pritjen tuaj me interesa fikse deri në 1.5%. Me fjalë të tjera, jo vetëm që do të kurseni paratë tuaja, por do të përfitoni prej tyre përmes interesave favorizuese.

Sa mund të vlejë 1 vit për ju? Me interesat e ofruara nga Intesa Sanpaolo Bank Albania do të vlejë gjithmonë pak më shumë.

Për të gjithë depozitat deri në 5,000,000 Lek, ju përfitoni 1.3%, dhe 1.5% për depozitat 5,000,000 – 10,000,000 Lek. Ju mund të krijoni një depozitë 1 vjeçare në Lek si për fondet tuaja të reja ashtu edhe ato ekzistuese. Madje, ju mund të transferoni edhe depozitat ekzistuese nga Euro në Lek, pa e humbur interesin e përfituar.

Tashmë nuk keni më asnjë arsye për të shmangur qëllimet e fillim-vitit. Depozitoni fondet tuaja në Depozitën 1 vjeçare në Lek të Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe përfitoni nga normat favorizuese të interesit. Dhe mos harroni të bëni më shumë sport 😉

P.s. Oferta është e limituar në kohë ndaj nxitoni të vizitoni degën më të afërt apo faqen web të Intesa Sanpaolo Bank Albania http://www.intesasanpaolobank.al/web/Depozita_1_vjecare_ne_Lek.php