TIME.com stock photos

Instagram ka njoftuar se është duke testuar një element të ri në videot live. Rrjeti i famshëm social do të mundësojë që të lidhen dy persona në të njëjtën kohë në video live. 

Në fakt përdoruesi ka mundësinë që të ftojë dikë në video live, nëse në Insta-story do të shohë dy fytyra të qeshura ngjitur.(si në foton më poshtë)

Advertisement

Në momentin që ai e pranon këtë, ekrani ndahet në dy pjesë dhe të dy miqtë do të kenë kamera. Në këto kushte secili mund të komentojë dhe të ndjekë normalisht bisedën. Instagram njofton se aktualisht po testohet kjo mundësi të disa përdorues ndërsa do të jetë zyrtare në muajin e ardhshëm.