Dua Lipa uron Kosovën në 10 vjetorin e Pavarësisë

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa përmes rrjetit të saj social Instagram ka uruar të gjithë kosovarët në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo këtë e ka bërë në gjuhën shqipe, ndërsa ka postuar edhe një fotografi ku shihet me dy palë veshje, të kaltër me flamurin e Kosovës dhe të kuqe me flamurin shqiptar.Ndërsa ka bërë të ditur që do të vij këtë vit, shkruan Indeksonline.

Advertisement

Ky është urimi i plotë i saj:

Urime t’gjthve 10 vjetorin e pavarsise! Shpresoj qe te festojme edhe shume e shume pervjetore se bashku. Kaloni sa ma mire ne keto dite te festes. Jom shume krenare qe jom Shqiptare. Urime dhe gezuar. Ju dua. Shihemi kete vit ❤❤