Dua Lipa “menxi po pret” të performojë në Prishtinë (Video)

“Sunny Hill Festival” do të sjell shumë emra të muzikës ndërkombëtare si Dua Lipa, DJ e njohur Martin Garrix, si dhe shqiptarin tjetër të famshëm, Action Bronson.

Advertisement

Ardhjen e saj këngëtarja po e pret me padurim. Këtë e ka shprehur me një foto në insta ku shkruan: “PRISHTINË SHIHEMI,EDHE DISA DITË, IM COMING HOME”

Përveç fotos, ajo postoi pak orë para edhe një viedo në Instagramin e saj, ku thotë:
“Hej Prishtinë, Dua këtu. Rrugës jam menxi po pres me ju pa më 10 gusht Sunny Hill Festival. Menxi po pres”.

“Pasi e pashë disa herë videon, para se ta postoja, kuptova që duhet ta praktikoj shqipen time ‘menxi po pres’ hahaa. Ju dua!!! Sot Sot Sot”, sqaron përbri videos.