Kohët e fundit Dua Lipa po shijon suksesin e këngës së saj më të re “New Rules”.

Ajo është një nga ato artiste që duket shumë e urtë, por kur vjen fjala te ndienjat e vajzave, mesa duket ajo  bëhet pak “e egër”.

Advertisement

Dua është duke realizuar një turne botëror, ku duket mbreslënëse në çdo dalje të saj në skenë, por përpos super performancave të saj, ajo ka përgatitur dhe një surprizë që me siguri do ti lumturojë të gjitha vajzat.

Në një prej koncerteve të saj në Brighton, Dua ka ndaluar koncertin dhe në ledwall-in e madh shkruhet: “Kujdes! Për pak çaste do të përjetoni disa sjellje dhe një gjuhë eksplicite. Kjo këngë është për të gjithë ‘çunat e këqinj’ që kanë bërë gabime. Nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij aktiviteti, ju lutem ngrini gishtin e mesit lart!”, – shkruhet në mesazh.

Mjaft interesant ky mesazh i Duas! Kujdes çuna!