Dua Lipa bashkëpunon me Jaguar për një projekt mjaft interesant (Video)

Dua Lipa flet nëpërmjet muzikës dhe bota e adhuron për këtë.

Përtej të kënduarit ajo ka prezantuar bashkëpunimin me prodhuesin e njohur britanik të veturave – Jaguarin.

Advertisement

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është që të promovohen automjetet ‘Jaguar PACE’ në Evropë.

“The PACE: Season One’ fillon më 3 shtator me një koncert ekskluziv nga artistja e muzikës, Dua Lipa, për të promovuar modelet e popullarizuara SUV të Jaguarit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Jam shumë e emocionuar për këtë projekt mbi teknologjinë e re në muzikë duke bashkëpunuar me Jaguarin. Jam e sigurt që do e dashuroni atë që ne kemi krijuar dhe mezi po pres që ta prezantoj më 3 shtator”, ka shkruar Lipa në Instagram.