“Do më mungoni”, Mozzik jep lajmin e hidhur për fansat (Foto)

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik ka ndarë më anë të një fotoje në Instagram një lajm aspak të mirë për fansat… vetëm për pak kohë.

Në një kohë kur të gjithë këngëtarët janë aktiv me koncertet më shumë se në çdo pjesë tjetër të vitit, reperi ka njoftuar se deri në janar të 2019 nuk do të jetë aspak me koncerte, turne apo organizime në asnjë vend ku muzika e tij dëgjohet dhe pëlqehet.

Advertisement

Megjithatë ka treguar se do i njohë të gjithë me projekte të reja që janë duke u realizuar. Ndër të tjera Mozzik shkruan: “Do më mungoni dhe ju sepse tani jeni bërë pjesë jetës sime”. Arsyet që fshihen pas këtij vendimi ende nuk bëhen të ditura. Megjithatë shohim që si hashtag është Warner Music, një shtëpi mjaft e njohur diskografike.

Çfarë të jetë duke thurur?!