Me siguri Floriana Garo i mungon të gjithëve, pasi dhe postimet e saj në rrjetet sociale janë të rralla.

Tani duhet dhe pak që moderatorja bukuroshe të bëhet nënë për herë të parë , duke sjellë në jetë një vajzë me partnerin e saj Enis Daci.

Advertisement

Ndërsa ditën e djeshme, Floriana ka publikuar në Instagramin e saj një fotografi duke festuar ditëlindjen e saj në 15 shkurt. Bukuroshja e ekranit duket shumë në formë ku në fotografi shihet e veshur e gjitha në lejla, teksa qëndron ulur në tavolinë, ku bën me dije se ndodhet në darkën e ditëlindjes në Itali.

Vitin e kaluar Floriana u largua përfundimisht nga Shqipëria drejt Zvicrës për të jetuar pranë partnerit të saj.