Dhunimi i biznesmenit, PD: autori njihet por qeveria hesht

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkeled Alibeaj, ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me dhunimin e biznesmenit amerikan me kombësi libaneze, Fadi Mitri. Alibeaj tha se dhunuesi është identifikuar por ndaj tij nuk po merret asnjë masë. “Autori i rrahjes brutale vetëm sa është shoqëruar nga policia, dhe është lënë menjëherë i lirë, edhe pse biznesmeni Fadi Mitri e ka identifikuar me foto, dhe kërkon prej ditësh ndalimin e tij”, ka thwnw Alibeaj duke shtuar se “Edi Rama nuk lëkundet nga qëndrimi i tij, për të mos kapur autorin, për të mos dënuar ngjarjen”.

Advertisement