Duket se ish trajneri i Kombëtares sonë, Gianni De Biasi do të mbesë ndër shqiptarët më të mirë.

Themi shqiptar sepse siç të gjithë e dini tashmë, gjatë kohës që ishte ende në detyrën e trajnerit të Kombëtares shqiptare, De Biasi mori edhe pashaportën shqiptare duke ja shtuar vetes këtë nacionalitet me shumë dëshirë.

Advertisement

Dhe siç e do zakoni, ndonëse jo më mes nesh, De Biasi ka uruar ditën e sotme festën e 28 Nëntorit për të gjithë ndjekësit e tij në Facebook. Përbri një fotoje të flamurit shqiptar që tundet në një fushë futbolli, De Biasi shkruan: “Urime Shqipëri, 105 vjet shtet! Sot është dita e krenarisë sonë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Gëzuar!” – ka përfunduar ai dhe siç pritet ka marrë gjithë dashurinë e mundshme nga komentuesit shqiptar që s’lënë rast pa e falenderuar për gjithçka ka dhënë për Kombëtaren tonë.